Borrell takon ndars Kurtin e Vuçiqin në Mynih

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se në Munih do të tentojë të takohet me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

Megjithatë, një takim i përbashkët i liderëve me ndërmjetësin evropian të dialogut, nuk është në agjendë.

“Nuk është në planifikimet e mia, nuk është në agjendën time, por nëse do të ishte i mundur, ne do të ishim të lumtur. Në të kundërtën, unë duhet të tentoj ta arrij këtë [takimin Kurti-Vuçiq] diku tjetër”, tha Borrell në Munih.

Kurti dhe Vuçiq janë në mesin e dhjetëra udhëheqësve nga e mbarë bota që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih, që nis punimet më 16 shkurt.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Vuçiqit në Munih po ndodh në një kohë kur janë rritur tensionet mes dy shteteve të tyre, për shkak të vendimit të Kosovës për të ndaluar dinarin serb për kryerjen e pagesave me para të gatshme./rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *