Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku tëAzerbajxhanit.
Gjakova në raundin e dytë e mposhti nikoqieren Aclya Toprak në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në çerekfinale, xhudistja kosovare do të ballafaqohet me serben Marica Perishiq.
Përndryshe, Gjakova e nisi mirë garën duke triumfuar në raundin e parë, duke mposhtur garuesen nga Gjeorgjia, Nino Laldzen.