Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar të dyshuarin që në vazhdimësi ka ngacmuar një femër përmes rrjeteve sociale.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
NGACMIM- 05.02.2024. Raportohet se më datë 15.02.2024 njësitet e hetuesisë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili në vazhdimësi nëpërmjet rrjeteve sociale ka ngacmuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje