Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në rrugën “Bill Clinton” në Pejë.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Lajmin për Insjaderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi bëri të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.

“Lëndimet nuk janë serioze, janë të lehta”, tha Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *