Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, në një konferencë të jashtëzakonshme edhe një herë ka kërkuar pezullimin e rregullores së BQK-së.
“Jim O’Brien, ka folur direkt këtë javë. Mesazhi i tij është i qartë, mesazhi im është i qartë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shqetësime të mëdha lidhur rregulloren”.
“E kemi ngritur këtë shqetësim në publik dhe në takime private. Ne nuk sfidojmë Kushtetutën e Kosovës ose pavarësinë e BQK-së, por i kërkojmë qeverisë së Kosovës që ta pezullojë zbatimin e rregullores”, tha ai.