Euro 2024 po afrohet dhe dilemë e madhe do të jetë lista e futbollistëve.
Ish-lojtari, tani njohës i futbollit në Shqipëri, Redi Jupi ka formuar një pjesë të listës së Kombëtares së Shqipërisë.
Në emisionin Procesi Sportiv, Jupi la jashtë listës futbollistin kosovar, Mirlind Daku dhe në vend të tij futi Rey Manaj, i cili po kalon momente fantastike në Superligën e Turqisë.
Tre sulmuesit që duhet të marrë patjetër Silvinjo? Silvinjo luan me një skemë 4-3-3. Vetëm sulmuesit përpara, atëherë Broja do të ishte i pari për mua, unë do fusja dhe Rei Manajn në këtë mes, do të fusja dhe Uzunin se edhe ai atje luan. Manaj ka një karakteristikë. Unë e kam pasur te U-21. Ai është një lojtar që ka një përqindje shumë të madhe të realizimit të golave në raport me numrin e ndeshjeve që luan.
“Nuk duhet të harrojmë që Manaj ka luajtur me Interin një pjesë të karrierës së tij. Ka luajtur me Barcelonën. Është një lojtar që aspektin realizativ e ka shumë të fort. Lojtar që të realizon një gol për ndeshje ndërkombëtare. për një lojtar të tillë, pavarësisht lidhjes emocionale, unë nuk do hiqja dorë nga një lojtar që e ka aspektin realizativ kaq të lartë. Manaj këtë përqindje të golave e ka pasur që 17 vjeç. Ne kur e kemi marrë me U-17, me U-19, Manaj pak a shumë bënte një gol për ndeshje”, tha Jupi
Kujtojmë që Kombëtarja e Shqipërisë në grup do të jetë së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.