I dyshuari kryesor për Masakrën në Burgun e Dubravës, Sinisha Petriq, është ekstraduar nga Spanja në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Siç raporton Slobodna-Bosna, Petriq është dërguar në Burgun e Foçës së Bosnjës.
Sinisha Petriq, i njohur me nofkën ‘Zenica’, gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe ishte dërguar në Dubravë si i burgosur, por aty i ishte dhënë një armë e kishte marrë pjesë në ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë.
Në periudhën e luftës në Kosovë, ai kishte përfunduar në Burgun e Dubravës, ku serbët e dënuar me dënime të rënda, përfshirë dënime kapitale, kishin marrë një ofertë: të vrisnin shqiptarë të burgosur aty në këmbim të lirisë.
Ai, bashkë me ekzekutorë të tjerë, lidhen me dyshimet për vrasjen e 95 shqiptarëve.
Kujtojmë që edhe më herët Gjykata e Qarkut në Banja Lukë kishte miratuar dënimin e Petriqit në Bosnjë dhe Hercegovinë.