Sekuestrohen armë, fishekë e emblema me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka kontrolluar dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut ku ka gjetur dhe sekuestruar ndër të tjera, 19 fishekë, tri thika, një pistoletë ajrore, shurdhues arme, veshje të ndryshme e emblema me përmbajtje nacionaliste.

“Rr. Luja Braja, Mitrovicë Veri. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njofton raporti i policisë.

“Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *