TRAGJIKE: Shqiptari plagos me armë një 22 vjeçar në mes të rrugës

Një sherr me armë ka ndodhur dje në Greqi. Një 22-vjeçar i komunitetit rom është dërguar në spital pak pas orës 18:00 të pasdites së të dielës pasi ishte qëlluar me pistoletë në këmbë nga një shqiptar në Greqi.

22-vjeçari dhe shqiptari kanë pasur një debat të fortë në mes të rrugës Neroutsou në Sepolia, i cili është shndërruar në sherr pasi shqiptari ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në këmbë të riun rom.

Sipas mediave autori është arratisur, por është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. 22-vjeçari është transportuar me autoambulancë në spital ku po trajtohet për plagën e marrë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka marrë tashmë deklaratën e tij të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *