Skuadra kroate, Dinamo Zagreb ka zbuluar listën e futbollistëve për ndeshjen e nesërme ndaj Real Betis.
Klubi historik kroat nesër udhëton në Spanjë për t’u përballur ndaj Real Betisit, shkruan Indeksonline
Në listën e futbollistëve shihet edhe lojtari shqiptar, Arbër Hoxha, i cili do të djersitë fanellën e tij për herë të parë në garat e UEFA-s.
Kujtojmë që Hoxha me Dinamo Zagrebin pas transferimit të gjatë janarit ka zhvilluar 4 ndeshje.