Djali i ish-kreut të Kuvendit, Jakup Krasniqi, Altini, martohet sot.
Lajmin e ka bërë të ditur U.D., i kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinkau.
Klaniku shkruan “Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë”.
Postimi i tij i plotë:
Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë.
Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin.
Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.
Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj!
U trashëgofshi!