SHSKUK: Shpëtohet jeta e një fëmije një vjeçar, kishte gëlltitur një pjesë të një lodre

Sherbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë një paralajmërim serioz lidhur me përdorimin e lodrave plastike nga fëmijët, duke theksuar se në disa raste kjo sjellje mund të kthehet në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e tyre.

Një rast konkret i rrezikimit të jetës është paraqitur në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku një fëmijë një vjeçar gjatë lojës me një lodër ka aspiruar një pjesë të saj, duke përballuar vështirësi serioze në frymëmarrje.

Fëmiu, i cili menjëherë është transferuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë për shkak të aspirimit të trupit të huaj (lodra plastike e rrumbullakët), duke kërkuar ndërhyrje urgjente kirurgjikale.

Në sallën e operacionit, ekipi kujdestar i mjekëve të ORL-së ka kryer ndërhyrjen e nevojshme, duke përdorur bronkoskopin për të larguar pjesën e lodrës dhe për të siguruar rrugë të lira për frymëmarrjen e fëmijës.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efektive, jetën e fëmijës iu shpëtua.

Mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *