Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se në orën 19:30, në Spitalin e Pejës, është konstatuar vdekja e një të burgosuri.
Sipas njoftimit, i njëjti ishte i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese në Dubravë dhe ka qenë duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet praprake me të cilat është pranuar.
ShKK njofton se i burgosuri është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve.
“Sipas dosjes mjekesore i nëjti ka ardhur me sëmundje të rënda dhe me vështirësi për kujdes për vetveten. Fillimisht është pranuar në Qenden e Paraburgimit ne Prishtinë, në pranim vizitohet nga mjeku kujdestar dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore udhezohet për në QKUK dhe pas kthimit dërgohet ne stacionarin e burgut të Dubravës.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.
“Edhe në këtë institucion ka pasur vështirësi në menaxhimin e tij për shkak të sëmundjes së tij dhe nga aty është dërguar ne Spitalin e Përgjithshem të Pejës si dhe ne QKUK. Në vazhdimësi është trajtuar sipas rekomandimeve të specialistëve!”, thuhet ndër të tejra në njoftim.
Ndër të tjera, ShKK njofton se rreth orës 18:55 i burgosuri ka pësuar krizë të vetëdijës ku më pas është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Sonte rreth ores 18:55 ka pësur krizë të vetëdijes dhe pas reanimimit të vazhueshëm nga mjeku kujdestar në Stacionarin e Burgut, është dërguar në Emergjenca e Spitalit të Pejës, ku është konstatur vdekja e tij.”, njofton SHKK.
ShKK bën të ditur se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.