Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka thënë qëSerbia e zvogëloi buxhetin e tyre për 8 mijë euro më pak, pavarësisht se ka numër më të madh të popullsisë.
E kjo sipas tij, e vështirëson ‘mbijetesën’ e këtij Këshilli.
“Me vendimin që morën, buxheti jo që rritet por zvogëlohet për diku 8 mijë euro, që do të thotë se e vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e Këshillit”, ka thënë ai.
Lutfiu thotë se në vitin e kaluar i kanë marr mbi 130 mijë euro buxhet vjetor.
E këtë herë, nuk e kanë marr parasysh kriterin e popullsisë.
“Në vitin e kaluar i kemi marr 15 milionë dinar, që i bie mbi 130 mijë euro. Regjistrimi i fundit ka dalë që janë diku mbi 100 mijë edhe pse enti i statistikave ka dalë me një numër të ri, por edhe me numrin e statistikave që i ka enti, buxheti është dashur që prapë me dalë me një rritje të ndjeshme, por në këtë vit nuk e kanë marrë parasysh”, u shpreh ai për Front Online.