Mëngjesi i sotëm në Mitrovicën e Veriut nisi me grafite kërcënuese e helmim të qenve endacak.
Në lidhje me këtë ka shkruar edhe gazetari serb, Branisllav Kërstiq , i cili jeton në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se këto janë britma të vdekjes në Mitrovicë dhe se po ndodh një helmimi masiv i qenve.
“Qentë ulërisin me shkumë në gojë, njerëzit bërtasin. Për ata që e paguajnë dhe e bëjnë këtë, dhe për ata që e tolerojnë këtë, unë uroj vetëm një gjë, që të gjithë bërtisni nga dhimbja!”, ka shkruar Kërstiq.