Grafite të reja janë shkruar në disa mure në veri të Kosovës. Sot atje janë parë mesazhe “kur ushtria të kthehet në Kosovë” dhe “Brigada e veriut jeton”.
Para “mitingut publik” të paralajmëruar nga Lista Serbe dhe një ditë pas një marshi në Beograd me sloganin “Shteti mbron serbët nga Kosova”, në murin e një prej objekteve të banimit në Mitrovicën e Veriut u panë këto mesazhe.
Mesazhet janë shkruar me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.
Gazeta Neutral, përmes burimeve të saj merr vesh se gjatë protestës e cila do të mbahet nga serbët për të kundërshtuar vendimin e BQK-së, për ta larguar nga qarkullimi valutën Dinarë, Policia do të dalë me plan operativ.
Po ashtu, sipas të të njëjtit burim, pritet që të eskalojë situata.
Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës ka marrë vendin se që nga 1 shkurti, në tërë territorin e vendit të përdoret si mjet pagese vetëm valuta Euro.
Në verë të vitit 2023,, Qeveria e Kosovës i kishte shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.