Nisi në vitin 2009, por ndërtimi i rrugës Prishtinë – Mitrovicë nuk ka mbaruar ende.

Për rreth 15 vjet projekti u përcoll me probleme. Ende rreth dhjetë kilometra nga gjithsej 40 sosh kanë mbetur pa u përfunduar.

Punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2025, pasi Ministria e Infrastrukturës nënshkroi kontratë të re për këtë rrugë më 8 shkurt të vitit 2024.

“Ky projekt me probleme të shumta, ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë dhe një ndër projektet më të stërzgjatura”, tha ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, më 8 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *