Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti, i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje, raporton Express.
I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 2023-2024-NN. Me 09.02.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.