Shqipëria do të luajë sonte ndeshjen e fundit të fazës grupore të Europianit 2024, në atë që do të jetë vendimtare për fatin e Kuqezinjëve për vazhdimësinë e këtij turneu.
Kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin B, i njohur si “grupi i vdekjes”, pasi në të janë skuadrat e mëdha si Spanja, Italia e Kroacia.
Pas dy dueleve të para të zhvilluara të fazës grupore, Shqipëria e gjen veten në pozitën e tretë, me një humbje e një barazim, duke i mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën grupore, shkruan Sinjali Sporti.
Kuqezinjtë duelojnë sonte ndaj Spanjës, kombëtares e cila e ka siguruar tashmë kalimin për më tej pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para, me 6 pikët e grumbulluara.
Italia ndodhet e dyta pas Spanjës me 3 pikë, me fitoren e arritur pikërisht ndaj Shqipërisë në ndeshjen e parë të grupeve, teksa Kroacia ndodhet në të fundit me 1 pikë – aq sa ka edhe Shqipëria por me golaverazh më të mirë.
E teksa Shqipërisë i duhen detyrimisht tre pikët sot ndaj Spanjës, historikisht Kuqezinjtë s’kanë aspak kujtime të mira ndaj “La Royas”.
BBC në prag të këtij dueli, ka shpalosur disa statistika mes tyre kokë-më-kokë, e ku del që Spanja madje e ka një kundërshtar të preferuar Shqipërinë.
- Spanja i ka fituar të gjitha tetë përballjet e mëparshme me Shqipërinë (31 gola për, 3 kundër). Është rekordi më i mirë 100% i Spanjës kundër çdo kundërshtari, së bashku me Lihtenshtajnin dhe Maltën, me të cilat ata janë përballur dhe mposhtur në tetë raste.
- Shqipëria ka pësuar të paktën dy herë në gjitha tetë takimet e saj me Spanjën në të gjitha garat. Humbja e tyre 9-0 kundër tyre në një ndeshje kualifikuese për Euro në dhjetor 1990 mbetet humbja e tyre më e madhe konkurruese ndonjëherë.
- Shqipëria ka shënuar golin hapës në secilën nga dy ndeshjet e saj në Euro 2024, edhe pse ende nuk ka fituar (1 barazim, 1 humbje). Asnjë komb nuk ka shënuar ndonjëherë golin e parë në tre ndeshje radhazi të Kampionatit Evropian duke mos arritur të fitojë asnjërën prej tyre.
- Spanja do të kërkojë të fitojë tre ndeshjet e saj të para të një turneu Evropian vetëm për herë të dytë, pasi e kishte bërë këtë më parë në 2008 – një edicion që do të vazhdonte ta fitonte (1-0 kundër Gjermanisë në finale).
Pra, Shqipëria do të kërkojë sonte fitoren e parë ndonjëherë ndaj Spanjës, në atë që mund të jetë ‘historike’, pasi do të kualifikonte Shqipërinë në fazën eliminuese në Europian, diçka që s’ka ndodhur kurrë më herët në historinë e kombëtares shqiptare.