Sara Hoxha shkëlqen gjatë parakalimit në tapetin e kuq të premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”

Filmi i shumëpritur “Në kuadër të dashurisë” po jepet sonte premierë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Yjet e filmit kanë parakaluar në tapetin e kuq ku i priti një numër i madh i fansave që erdhën t’i shohin nga afër.

Në mesin e aktorëve pjesëmarrës në film është edhe partnerja e reperi, Ledri Vula, Sara Hoxha.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Sara ishte ndër të parat që arriti në premierë, teksa nuk hezitoi të bënte ‘selfie’ me admiruesit e saj.

Sa i përket dukjes se saj, bukuroshja mahniti me elegancën e veshur në një fustan të gjatë ngjyrë ari me shkëlqim që e përshtati me këpucë me taka gjithashtu ari dhe çantë të vogël me ngjyrë të zezë.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Flokët e saj ishin të kapura në një bisht lartë, ndërsa makijazhi u kombinua në mënyrë perfekte me ‘look’-un e saj, bashkë me aksesor ari në qafë dhe dorë.

Ndërkohë, kujtojmë që në tapetin e kuq pritet të parakalojnë edhe protagonistët e filmit Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.

Foto: Screeshot/Instagram/Top Albania Radio

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *