Tejkaloi në vijë të plotë, dënohet me 150 euro, dy pikë negative e i ndalohet vozitja për tre muaj një personi në Gjilan

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtëse e cila duke drejtuar automjetin e saj në fshatin Budrikë në bazë të video incizimi të pranuar në E-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj kësaj kundërvajtëse është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *