Mot pranveror edhe javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër (e hënë) moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius.

Ndërsa, të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë celsius

Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius..

closevolume_off
Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Të premten moti do të jetë kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *