Që nga fillimi i sulmeve ndaj Izraelit nga Gaza të shtunën, më shumë se 500 izraelitë janë vrarë, raportojnë mediat lokale – një total që është rritur në mënyrë të vazhdueshme në 24 orët e fundit.
Në Rripin e Gazës, Ministria e Shëndetësisë tha se 313 njerëz ishin vrarë nga sulmet ajrore izraelite, me gati 2,000 të plagosur, shkruan gazeta Neutral.al.
Konflikti izraelito-palestinez është një nga konfliktet më të qëndrueshme në botë, duke filluar nga mesi i shekullit të 20-të. Por që nga fillimi i sulmit ndaj Izraelit, kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe në gjithë botën, duke u radhitur në ballinat e gazetave ndërkombëtare.