Prishtinë, katër burra e fusin me dhunë një person në një veturë dhe e sulmojnë fizikisht

Një person ka njoftuar se disa burra të panjohur, nën kërcënimin e armës e kanë detyruar me dhunë që të hyjë në veturën e tyre dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë  04.02.2024,  17:00.  Ankuesi mashkull kosovar,  ka njoftuar  se katër persona të panjohur, nën kërcënimin e armës e kishin detyruar me dhunë atë që të hyjë në veturën e tyre duke e sulmuar fizikisht dhe më pas e kishin liruar. Lidhur me rastin janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *