Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, bashkë me të edhe disa lagje të tjera

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos, derisa tha se bashkë me kazermën do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumëkatëshe në lagjen “Lakrishte”.

“Kazerma “Adem Jashari” do të kyçet në Termokos ku pjesëtarët tanë të Forcës së Sigurisë të Kosovës do të marrin shërbimin e mjaftueshëm dhe cilësor të ngrohjes. Kjo u arrit falë votës së këshilltarëve komunalë të cilët votuan pro subvencionimit prej 5 milionë eurove të Termokos të cilat mundësojnë kyçjen e Kazermës. Veç ushtrisë tonë, nga ky subvencionim do të mundësohet edhe kyçja e “Banesave te Bardha”, lagjes “Kalabria” dhe ndërtesave shumëkatëshe në lagjen “Lakrishte”, tha Rama.

Përparim Rama këtë e përshkroi si “super lajm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *