Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti, më 14 shkurt të vitit 2021 mori mandatin 4-vjeçar për të udhëhequr me shtetin.
Derisa opozita shpesh ka shprehur pakënaqësi rreth udhëheqjes së deritanishme të Kurtit, së fundmi, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka habitur opinionin me deklaratën e tij. Berisha, në një prononcim për Gazetën Neutral, tha se Qeveria Kurti ll duhet ta vazhdojë mandatin e saj deri në fund, formë kjo për t’u “zhveshur nga çështjet e dëmshme dhe të rrejshme që i ka bërë vendit
”Levizja Vetëvendosje ka dashur të ndalet në momentin që ka filluar qeverisjen me reformimin e dialogut dhe marreveshjeve sepse kjo do t’na sjellë kudo. Ne kemi paralajmëruar si opozitë, ne jemi munduar të ndalojmë me mjete kushtetuese ligjore mos votimin e marreveshjeve nderkombëtare, mirepo kemi pasur mospajtueshmëri ose mos përputhje me partitë tjera opozitare, kanë kaluar edhe ata hapa.” ka thënë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Berisha, tutje ka shtuar se si parti nuk presin që të reagojnë sikur partia në pushtet me protesta e mjete të rënda, por Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të largohej menjëherë dhe është dashur të ndalet nga partneriteti ynë me Amerikën në veçanti.
“Aktualisht unë mendoj se kjo qeveri duhet të jetë deri në fund të mandatit ta konsumojë mandatin dhe të zhveshet tërësisht nga çështjet e dëmshme dhe të rrejshme që i ka bërë vendit. Sepse këto çështje dhe mashtrimet këta i kanë strategji. Kabinetin e tij e përmbëjnë njerëz që vijnë nga lidhjet komuniste, janë njerëz që janë të edukuar dhe frymëzuar në doktrinat propagandistike. Propaganda është mjet i qeverive diktatoriale, komuniste.” ka shtuar në fund Hisen Berisha, deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.