Shkelja e ligjit ndodh rëndom nga zyrtarët e institucioneve në vend, e po ashtu edhe nga zyrtarët policor. Policët të cilët janë të përgatitur për të shërbyer në ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend, shpesh herë vetë protagonistë të shkeljeve, shkruan Gazeta Neutral
Së fundmi, Gazeta Neutral merr vesh nga burimet e veta se një zyrtar policor i cili ka kryer magjistër në lëndën E drejta Penale, ka shkruar një gjobë në kundërshtim me ligjin e aplikueshëm.
Vendimi i marrë në shkallë të parë nga zyrtari policor, gjatë zhvillimit të procedurës për kundërvajtje është në kundërshtim me dispozitat e procedurës për kundërvajtje, përkatësisht është bërë zbatim i gabuar i dispozitave të së drejtës materiale në dëm të qytetarit.
Duke marr parasysh që duke u bazuar në Ligjin Nr. 05/L-088, Neni 188 (Ulësja e sigurisë për fëmijë), Paragrafi 6 thotë: Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.
Sipas gjobës së shkruar nga polici (emër i njohur për redaksinë), shoferit i shqiptohet edhe masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej tre (3) deri në gjashtë (6) muaj.
Kjo metodë e dënimit, në Kosovë ka rreth pesë vjet që ka dalë nga funksioni, duke u thirrur në Ligjin Nr. 06/L-069 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-088 PËR RREGULLAT E TRAFIKUT RRUGOR.
Neni 2 thotë: Në tërë tekstin e ligjit bazik gjoba“ prej njëqind (100) deri në treqind (300) ”zëvendësohet me gjobën“ njëqind e pesëdhjetë (150) euro”.
Gazeta Neutral, në serinë e dytë për rastin në fjalë do të publikojë detaje të tjera rreth zyrtarit policor dhe vendimit nga IPK.