Policisë së Kosovës pritet t’i bashkohen mbi 450 kadetë policorë

457 kadetë të rinj policorë pritet t’i bashkohen Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë.

“Policia e Kosovës, me rastin e përfundimit me sukses të procedurave testuese për kandidatët që i janë nënshtruar procesit të rekrutimit në konkursin e fundit për zyrtar policor, me datë 17 dhe 18 janar 2024 në katër grupe të ndara ka organizuar nënshkrimin e kontratave për lidhje të marrëdhënies së punës me Policinë e Kosovës për pozitën kadet policor.”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Me këtë rast pritet që Policisë së Kosovës t’i bashkëngjitet gjenerata më e re (gjenerata e 59-të) e kadetëve policor në përbërje prej 457 kadetë policorë, prej tyre 354 meshkuj dhe 103 femra, të cilët i përkasin etnive të ndryshme: shqiptar, serb, boshnjak, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë.”, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *