Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it në misioin paqeruajtës në Kosovë.
Kjo u bë e ditur sot përmes një postimi në faqen zyrtare të NATO-s në Twitter, ku thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë është ruajtja e sigurisë publike në Kosovë.
“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, vijon njoftimi.