“Kosova është e okupuar nga shqiptarët”, tifozët qipriotë bëjnë skandal duke e shfaqur hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb

Provokimet e serbëve karshi Kosovës po vazhdojnë.

Tifozët kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë aktivitetet sportive për të shpalosur pankarta dhe slogane të ndryshme për vendin tonë.

Rasti i fundit ndodhi në Qipro, në ndeshjen e basketbollit të FIBA Europe Cup mes ekipeve Egis Kormend nga Hungaria e Anorthosis Famagusta nga Qiproja, shkruan “Gazeta Express”.

Në fakt, tifozët e shfaqën një flamur me hartën e Kosovës, por me ngjyrat e flamurit serb.

Gjithashtu, ata e shpalosën edhe sloganin: “Lufta nuk është vetëm në Ukrainë. Qiproja është e okupuar nga Turqia, Kosova është e okupuar nga shqiptarët”.

Me siguri, FIBA do të ndërmarrë masa ndaj ekipit qipriot dhe do ta dënojë atë për shfaqjen e mesazheve dhe pamjeve nacionaliste.

Pak javë më parë, Rumania u dënua për shfaqjen e slloganit “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *