Raporti i Progresit përmend sulmin në Banjskë: Policia e Kosovës u sulmua nga individë të armatosur rëndë

Raporti i Progresit për Kosovën nga Komisioni Evropian e ka përmendur edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

“Periudha e raportimit u shënua me kriza të shumëfishta dhe incidente të dhunshme në veri të Kosovës”, thuhet në Raportin e Progresit, përcjell Klan Kosova.

“Kriza më serioze gjatë periudhës së raportimit ngjau më 24 shtator të vitit 2023, kur Policia e Kosovës u sulmua nga individë të armatosur rëndë, të cilët qenë zënë në befasi midis një operacioni madhor të kontrabandës, duke lënë një polic të vdekur dhe tre lënduar”.

“Gjatë operacionit, sulmuesit i kishin marrë pengje disa pelegrinë duke e barrikaduar veten në Manastirin Ortodoks Serb të Banjskës, duke i lënë pas kur ikën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *