Këngëtarja e mirënjohur, Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka bërë një tatuazh të ri.
Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur që në trupin e saj përherë ta ketë të vizatuar fytyrën e djalit të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
Filloreta Raçi – Fifi u bë nënë për herë të parë më 25 prill 2023.
Ajo dhe partneri i saj, Adis Patushi, kanë mirëpritur një djalë që e pagëzuan me emrin Theo Mal.