Reagimi ekstrem cili i erdhi nga “Sepsa” u përmend si një shkaktarët që ia mori jetën katër vjeçares nga Gjakova.
Përmes një njoftimi për media, Shërbimi Spitalor i Kosovës bëri të ditur se e ndjera ishte diagonostifikuar me Sepsë, i cili është një infeksion akut i rëndë i shkallës se lartë.
Sqarime rreth kësaj sëmundjeje dhe rastit në fjalë, për tëvë1 ka dhënë infektologu, Hamdi Ramadani.
Mes tjerash Ramadani tha se kjo sëmundje bënë pjesë në sëmundjet më të rënda që përfundon me fatalitet.
Në lidhje me këtë infeksion, televizioni ka tentuar të marrë përgjigje edhe nga ShSKUk mirëpo deri në publikimin e kësaj kronike nuk kanë dhënë sqarim.
Përndryshe, Inspektorati Shëndetësor ka bërë të ditur se janë kryer inspektimet në Spitalin e Gjakovës dhe lënda është në procedurë.
Ky rast është duke u hetuar nga Policia dhe Prokuroria dhe është iniciuar si “hetim i vdekjes”, ndërkaq trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.