Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës kanë votuar sot për zgjedhjen e komisionerit parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Me shumicë votash, në këtë pozitë u zgjodh kandidatja, Remzie Zeqiraj.
Kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, tha se Zeqiraj zgjidhet komisionere me mandat 5-vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.
Nga gjashtë kandidatët që kandiduan për t’u zgjedhur në këtë pozitë, ishin Remzie Zeqiraj, Sami Hajrullahu dhe Fadil Hadëgjonaj ata të cilët u selektuan.