Pas shkarkimit të Agron Bekës, Kuvendi zgjodhi Dardan Vuniqin anëtar joprokuror të KPK-së

Dardan Vuniqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës të mërkurën, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nga radhët e fakulteteve juridike.

Në votim morën pjesë 90 deputetë, ku prej tyre kandidati Vuniqi mori 49 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Emine Abdyli – Pozhari nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” arriti t’i marrë 36 vota, kurse pesë

Kujtojmë se KPK kishte mbetur pa tani ish-anëtarin joprokuror Agron Beka, për shkak se i njëjti ishte shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, më 15 dhjetor 2023. Për shkarkimin e tij, kishin votuar 62 deputetë.

Pas shkarkimit të Bekës, kishte reaguar edhe KPK-ja, duke paralajmëruar kontestim të vendimit përmes mekanizmave ligjor.

Ndryshe, më 25 shtator 2023 ishte miratuar rekomandimi për inicimin e shkarkimit të anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Agron Beka, nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *