Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka tash e sa kohë që diskutohet për lidhjen e saj të re të dashurisë.
Përkundër se ka pak kohë nga kjo lidhje e re, po përflitet që këngëtarja do të marrë një hap të rëndësishëm.
Pasi e bëri zyrtare lidhjen e saj, ajo nuk do të presë më gjatë. Dafina do të martohet.
Mësuar nga Prive, këngëtarja po përgatit dasmë me partnerin e saj të ri, Kreshnik Gjergji.
Burimet e Prive kanë bërë të ditur që ceremonia martesore do të jetë në muajt në vazhdim, me një rreth tejet të kufizuar të pjesëmarrësve, duke kërkuar kështu privatësi maksimale.
Kujtojmë që Dafina lidhjen e bëri të ditur përmes një fotografie në InstaStory, duke pozuar në krah të të dashurit.