Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili ka treguar për asfaltimin e aksit rrugor Lubozhdë-Lugu i Butë.
Ai ka bërë me dije se Qeveria Kurti deri me tani nuk ka përfunduar asnjë projekt zhvillimor.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rukiqi ka shkruar se gjatë këtij mandati qeveria nuk ka arrit t’i lidh me rrugë as dy fshatra të vetme.
“Kur nje Kryeminister, i mandatuar nga mbi 50% e elektoratit per te qeverisur dhe ofruar jete me te mire per qytetaret, nuk ke çka promovon, kur nuk e ka asnje projekt te rendesishem zhvillimor, del e e ben nje video me dron dhe e promovon nje rruge, gjysme te perfunduar (50%), qe i lidh dy fshatera. Pra kjo qeveri, me mbi 2 vjet e gjysme qeverisje, nuk ka arrit t’i lidh me rruge, as dy fshatra te vetme. Te vetmin projekt te perfunduar, e ka lidhjen e dy brigjeve te nje lumi, me nje ure te gjate 3 metra”, ka shkruar Rukiqi.