Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha,ka folur për aktualitetin politik në vend.
Berisha, fillimisht ka folur për partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, drejt së cilës ka drejtuar kritika.
“Vetëvendosja është njëfarë gullashi, njëfarë përzierje, e të dështuarve të të gjitha partive politike që janë mbledhur në një kazan dhe e kanë nxjerrë një kryeministër”, tha Berisha.
Berisha, pa përmendur emra, ka thënë se “shumë prej tyre në të ardhmen do të kthehen nëpër partitë politike ku kanë nisur punën”.
Berisha, deputet i AAK-së, kur është pyetur për LDK-në, ka thënë se “janë për gjynah”.
Ndërkaq, për PDK-në, ka thënë se janë “në mjegull, as andej as këndej”.
“Liderët i kanë jashtë, shpresoj që ata ushtarë të UÇK-së që janë padrejtësisht në Hagë do të kthehen, mirëpo sa i përket asaj që ka mbetur këtu, organizimi është shumë i dobët”, tha Berisha.
Berisha, ka komentuar edhe koalicionin e parakohshëm me Nismën në krye të së cilës është Fatmir Limaj.
“Aleanca në një matje të dikujt na ka çitë diku 6.8%. Nisma nuk arriti ta kalojë pragun. Pe zëmë Nisma është 3% ne jemi 9%, edhe me disa zhvillime të tjera edhe me disa grupe tjera me të cilët kemi bërë koalicion dhe do ta publikojmë ditëve në vijim, kemi mbërritur diku 12%. Me një punë të mirë, do t’i kemi 15%”, tha Berisha.