Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se LDK-ja me programin e saj është e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do jetë partia fituese.
”Jemi shumë të sigurt se në zgjedhjet e ardhshme do jemi fitues”, tha Bajrami.
Bajrami tha se LDK-ja sondazhet i bën nga institucione të pavaruara e jo nga aktivista politik.
”LDK-ja nuk po i bën sondazhet me aktivistat e vet, po bëhen nga insititucione kryesisht të pavaruara”, tha Bajrami.
Bajrami gjithashtu komentoi edhe sondazhet e ndryshme që po e nxjerrin partinë në pushtet përsëri si fituese të zgjedhjeve.
”Rezultatet e sondazheve që e nxjerrin Qeverinë 48% nuk janë të sakta, janë të porositura”, tha Bajrami.