Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë Rezolutën e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kërkohej anulimi i vendimit për shtrenjtimin e rrymës dhe heqja e bllok tarifës, raporton Express.
Pro kësaj rezolute kanë votuar 29 deputetë, derisa 55 të tjerë kanë abstenuar.
“29 vota janë për, asnjë kundër, 55 abstenime. Konstatoj se Kuvendi nuk e miraton rezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, tha nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.