Ramadan Shkodra, nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka reaguar pas vendimit në komunën e Pejës për të ndaluar ceremonitë fetare në gjuhën arabe në varrime në fshatin Dubovë, në një pronocim për Gazetën Neutral.
Ai theksoi se lajmi për ndalimin është spekulim i mediave dhe se ende nuk është marrë asnjë vendim në këtë drejtim.
“Nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë çështje. Ne do të vazhdojmë ceremonitë fetare në gjuhën arabe, ashtu siç është e zakonshme”, deklaroi Shkodra.
Ai gjithashtu shtoi se shoqëria kosovare ka kaluar në një fazë ku shteti është ndarë nga feja, duke u përqëndruar në lirinë e besimit për çdo individ.
“Stanilizmi ka përfunduar jetojmë në shoqëri të lirë, feja dhe besimi janë të lirë. Çdo individ ka të drejtën e tij për të praktikuar ritet e tij të besimit, dhe kjo është e pranueshme,” theksoi ai.