Makina luksoze e udhëtime: Kush është shqiptari që u vra në Itali, i njohur si ‘Carletto’

Shqiptari 27-vjeçar Kasem Kasmi u vra dje në Frosinone të Italisë, i cili në qytetin Ciociaria, njihej me pseudonimin Carletto.

Një plumb e goditi në qafë dhe i riu vdiq pas vetëm njëzet minutash.

Siç raportohet, autori i dyshuar është bashkëkombësi i tij, 23-vjeçari Mikea Zaka.

Vrasësi u tha hetuesve se kishte qëlluar mbi një grua që ishte në konflikt. Kjo e fundit, sipas raportimeve nga autori i dyshuar, fillimisht ka qenë e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është bashkuar me Mikean, vrasësin.

Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasem që e kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t’u mbrojtur.

Sipas mediave shqiptare, ai shkonte shpesh në Romë dhe bënte jetë luksoze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *