Gjilan: Një person pa shenja jete është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij

Një trup i pajetë i një mashkulli kosovar është gjetur në oborrin e shtëpisë së tij në Fshatin Cërrnicë në Gjilan, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e tij.

Familjarët e viktimës kanë thënë se kishte probleme shëndetësore në zemër.

Raporti i Policisë:

“Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *