Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur të hënën në fshatin Dobroshec të Drenasit.
Si pasojë dy persona (vajza) janë lënduar në këtë aksident.
Njëra nga ato është në gjendje të rëndë, ku i është nënshtruar një operimi.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga drejtori i Emergjencës Naser Syla.
“Njëra është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror”, tha Syla.
Ende nuk dihen detajet se si ka ndodhur ky aksident.