Serbia (detyrohet të) pajtohet: S’ka organizim të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (KRZ) ka njoftuar të enjten në mbrëmje se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, kështu që votuesit serbë nga Kosova do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim në Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Siç ka thënë kryetari i KRZ-së, Vladimir Dimitrijeviq, i kanë dërguar një letër së ashtuquajturës Zyrë për Kosovë për mënyrat se si mund të mundësohet votimi në zgjedhjet në Kosovë.

“Ne jemi njoftuar nga zyra se nuk është e mundur të zbatohet një procedurë zgjedhore në Kosovë”, ka thënë Dimitrijeviq, raporton agjencia serbe e lajmeve BETA.

Anëtari i KRZ-së, Nemanja Stankoviq, ka propozuar që KRZ-ja t’i drejtohet Qeverisë së Serbisë për t’iu drejtuar UNMIK-ut dhe organeve të tjera, dhe të mos heqin dorë lehtë nga votimi në Kosovë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *