Kurti falënderon Kearns për ngritjen e alarmit të sulmit në Banjskë: Perëndimi nuk mund t’i injorojë paralajmërimet e Serbisë 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar deputeten britanike, Alica Kerarns e cila kishte ngritur alarmin rreth agresionit serb të 24 shtatorit. 

Në muajin korrik, deputetja britanike ngreu alarmin, duke thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në kishat ortodokse, për të cilën ajo kishte thënë se KFOR-i britanik ishte në dijeni.

Përmes një njoftimi në rrjetin social ‘X’, kryeministri Kurti ka thënë se paralajmërimet e deputetes Kearns u vërtetuan më 24 shtator. 

Kurti ka theksuar se Perëndimi nuk mund t’i injorojë paralajmërimet, me Serbinë që planifikon më shumë sulme, pas rritjes së aktivitetit të ushtrisë në kufirin me Kosovën.

Faleminderit deputetes @aliciakearns për ngritjen e alarmit për agresionin serb. Paralajmërimet e saj për dhunën e sponsorizuar nga Beogradi u vërtetuan më 24 shtator. Me shenjat e më shumë sulmeve të planifikuara nga Serbia, veçanërisht rritjen e aktivitetit të ushtrisë në kufirin 🇽🇰, Perëndimi nuk mund t’i injorojë paralajmërimet”, ka shkruar Kurti. 

Ditë më parë, Kearns reagoi ndaj paralajmërimeve presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku tha se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan. 

 Kearns ka thënë se këto paralajmërime i kishte bërë ajo vetë muaj më parë duke e marrë si referencë Kosovën, të cilat ishin hedhur poshtë. 

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se na duhet të gjejmë shtyllën tonë kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri jonë dhe kemi përgjegjësi historike. Kam paralajmëruar në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por mu hodhën poshtë. Mjerisht shqetësimet e mia u realizuan”, shkroi Kearns.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *