Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim në vendin tonë.

“E marte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta malore me lartësi mbidetare mbi 1000m do të ketë kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius.

E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët.Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 1-4 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me intervale të shkurta me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, mdërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

E premte- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihet që në shum territore të ketë mjegull.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 der 1gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, veriperëndimit dhe jugperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Edhe kjo javë që po e lëmë ishte e begatshme sa i përketë reshjeve. Sasitë më të larta të reshjeve si zakonisht ishin në Junik 81mm, ndërsa më të ulëta në Gjakovë 15mm. Rrafshi i Kosovës regjistroi 33 mm në lindje, deri 63mm në jug-juglindje, ndërsa sa i përketë sasisë totale të reshjeve nga 1 nëntori, deri më tani jan regjistruar rreth 100mm po thuaj në gjithë territorin, duke përjashtuar Pejën me 55mm dhe Gjakovën me 56mm.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *