“Që dy ditë pa rrymë e rrugët e papastruar nga bora”, protesta në rrugën Prizren-Dragash

Si pasojë e reshjeve të mëdha të borës disa vende të Kosovës kanë mbetur pa energji elektrike si dhe shumë rrugë kanë mbetur të papastruara.

Si pasojë e kësaj, në shenjë proteste qytetarët kanë bllokuar rrugën Prizren- Dragash. 

Banorët janë ankuar se rrugët në këtë pjesë kanë mbetur të papastruara nga bora dhe askush nuk po iu del në ndihmë. 

Po ashtu, qytetarët janë ankuar se për dy ditë me radhë kanë mbetur pa energji elektrike. 

“Që 2 ditë pa rrymë e me plotë borë e akull, qytetarët që askush s’iu bënë zgjidhje, janë detyruar t’a bllokojnë rrugën Prizren- Dragash në shenjë proteste”. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *