Edhe Tre persona janë lënduar në magjistralen Prishtinë-Pejë, si pasojë e një aksidenti mes tri veturave mbrëmjen e së dielës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime”, ka deklaruar Krasniqi.
Njësia policore po merret me aksidentin.