Dj PM: Është e çuditshme kur më kërkojnë në diskotekë ‘këngë të luftës”

Dj PM i cili famën e madhe që gëzon sot e mori pas pjesëmarrjes në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, e ka cilësuar “kërkesë të çuditshme” dëshirën e ndonjë qytetari në diskotekë për të dëgjuar këngë të luftës. 

Ai thotë se nuk punon për këtë lloj muzike, teksa shton se ndonjëherë mund të bëjë edhe ndonjë përjashtim.

Njerëzit nuk i analizojnë këto situata, ata e këqyrin veç qejfin e vet në këtë rast. Por, kemi këso kërkesa, pa ofendim pa të keqe, na kanë kërku përshembull këngë të luftës ose na kanë kërku këngë popullore, kërkah nuk lidhet me qata që na e bojna. Ka edhe aso DJ që i bojnë qëto. Kemi këso kërkesa të çuditshme, por i marrim me sportivitet. Nëse është ndonjë këngë që të paktën është sado pak për diskotekë edhe e lëshojna, pse jo, ia bojna qejfin njerit që ka dalë me shoqëri të vetë, por jo me e tepru”, u shpreh ai në Dukagjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *